Një 38-vjeçar ka rënë pranga pasi u kap teksa lëvizte në zonë bregdetare të Borshit me pistoletë me vete të cilën e mbante në tejkalim të autorizimit.
Arrestimi i tij u bë pasi po bëhej një kontroll rutinë në makinën e tij të tipit “Honda” ku më pas u zbulua arma e 38-vjeçarit me inicialet B. L.
Gjatë kontrolleve në çantën e tij u gjetën 1 armë zjarri pistoletë të llojit “Sig Sauer” dhe 2 krehra me rreth 30 fishekë në to, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Nga verifikimet rezultoi se ai e mbante armën në automjet, në tejkalim të autorizimit që kishte për mbajtjen e saj vetëm në banesë.
38-vjeçari akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.