Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për mes një njoftimi në llogarinë e tij në Twitter ka njoftuar se mbrëmjen e djeshme ka zhvilluar një telefonatë me përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell.
Në postimin e tij Kurti shkruan se tema kryesore ishte lidhur me çështjet aktuale, përfshirë edhe pas zgjedhjet në katër komunat në veri.
“Theksoi se kryetarët e zgjedhur do të ofrojnë shërbime për të gjithë qytetarët. Është e rëndësishme të intensifikohet dialogu për zbatimin e plotë të Marrëveshjes Themelore”, ka shkruar Kurti në Twitter.
Borrell, dje tha se Prishtina nuk duhet të ndërmarrë hapa të njëanshëm e destabilizues.