Transportonte me furgon 23 emigrantë nga vendet e treta kundrejt pagesave 300-1000 euro/person, kapet në flagrancë dhe arrestohet 35-vjeçari.
I arrestuari është Leksi Veshollari 35 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec. Sekuestrohen furgoni me të cilin po transportoheshin emigrantët dhe një celular.
35-vjeçari u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në afërsi të fshatit Tren, Devoll, teksa transportonte me furgon kundrejt pagesave 23 emigrantë me qëllim kalimin ilegal të kufirit, me destinacion final shtetet e BE-së.