-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tensione në veri të Kosovës, policia hedh gaz lotsjellës kundër protestuesve serbë

Kryesoret

Forca të shumta të KFOR-it dhe EULEX-it kanë rrethuar komunat në veri të Kosovës pasi protestues të shumtë serbë janë grumbulluar kundër nisjes së punës së kryetareve të rinj të komunave.

Prezenca e tyre është rritur në Mahallën e Boshnjakëve në Mitrovicën verore, ku sipas mediave kosovare janë vendosur 7 njësite këtë mëngjes.

Rinisin tensionet në veri të Kosovës, protestuesit serbë grumbullim para komunave

Gjithashtu forca të policisë janë vendosur para objektit të Komunës së Mitrovicës Veriore.

Ndërkohë që serbët lokalë janë mbledhur këtë mëngjes përpara objekteve në Lepsoavic dhe Zvecan.

Edhe në Komunën e Zvecanit gjithashtu janë vendosur një numër i madh i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe EULEX-it.

Ata janë stacionuar në afërsi të Kishës, rrugës që çon drejt objektit të Komunës, por edhe përpara shkollës së mesme, e cila nuk është shumë larg shkollës fillore.

Serbët nuk ndalen, tentojnë të futen brenda komunës së Zveçanit

Siç raportohet, Policia e Kosovës ka hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë qytetarët pasi që ata tentuan të hyjnë në objektin e komunës së Zveçanit.

 

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit