-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tensionet në Kosovë/ KFOR: Përmbahuni! SHBA: Mos hyni me forcë

Kryesoret

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier pas takimi të zhvilluar ditën e sotme me kryetarët e komunave në veri të Kosovës ka zhvilluar menjëherë një takim me me presidenten Vjosa Osmani.

Pas takimit më kryetarët e komunave ai nuk ka dalë në një deklaratë për mediat pasi ka takuar menjëherë Osmanin.

Mbyllet takimi me kryetarët e komunave, ambasadori amerikan drejt Osmanit

Ndërkohë pas përfundimit të takimit me presidenten Hovenier është shprehur se situata është thellësisht shqetësuese në veri dhe ka thënë se është me rëndësi që mos të bëhet hyrja me forcë në objektet e komunave në veri.

“Kisha takim me presidenten Osmani me kërkesë të saj për shkak të shqetësimeve që kemi ne për situatën në veri të vendit. Une kam ftuar kryetarët e komunave për takim. Reagimet tona janë shumë të qarta. Jemi të shqetësuar për situatën në veri. Kryetarët duhet t’i kryejnë detyrat e tyre, por jo të hyjnë me forcë në objektet komunale”, tha ambasadori amerikan pas takimit me Osmanin.

Ai ka thënë se është me rëndësi që të ulen tensionet dhe të qetësohet situata.

Tensionet, REL: Kreu i Listës Serbe u godit me shishe

Ndërkohë  KFOR, u bëri thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga veprimet “që mund të nxisin tensione apo të shkaktojnë përshkallëzim”.

KFOR-i tha se, në përputhje me mandatin që ka, është i gatshëm “t’i ndërmarrë të gjitha masat për të ofruar një mjedis të sigurt, në një mënyrë neutrale dhe të paanshme”.

Ky mision konfirmoi se mëngjesin e 29 majit ka shtuar praninë në komunat në veri të Kosovës, pas rritjes së tensioneve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit