-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Më dhemb zemra”! Fredi Beleri çohet me urgjencë në spital

Kryesoret

Fredi Beleri, që është zgjedhur kryetar bashkie në 14 Maj në Himarë, por ende nuk e ka marrë mandatin pasi nuk është betuar është dërguar në spitalin e burgut në Tiranë për shkak të gjendjes shëndetësore. Paraprakisht mësohet se Beleri ka probleme me zemrën.

Kërkesat e disa ditëve më parë për t’u shtruar ishin refuzuar. Por më pas drejtuesit e institucionit të vuajtjes së dënimit te “313”-ta në Tiranë e kanë dërguar në spitalin e burgut për kurim.

Ai u arrestua me akuzën e blerjes së votave duke shkaktuar edhe një klimë të tensionuar në raportet mes Shqipërisë dhe Greqisë. Athina zyrtare kërkon lirimin e tij, por SPAK është i vendosur për ta mbajtur në qeli duke deklaruar se ka prova me video dhe audio që e implikojnë në krim elektoral.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit