-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vuçiç: Kurti përgatiti konflikt mes serbëve dhe NATO-s

Kryesoret

Pas dhunës së demonstruar sot në veri nga protestues që u përplasën me KFOR-in, ka reaguar presidenti serb Aleksandar Vuçiç, i cili ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dëshiron të nxis konflikt mes serbëve dhe NATO-s.

Ai ka thënë se Kurti ka vetëm një dëshirë, që të shkaktojë konflikt në Kosovë.

“Edhe pse ne e kemi thënë qe disa muaj që Kurti ka vetëm një dëshirë, që të shkaktojë konflikt në Kosovë, pak njerëz deshën ta dëgjojnë të vërtetën. Në tre ditët e fundit, secili mund ta kuptojë se çfarë është përgatitur për sot”, ka thënë ai.

“Gjithçka është organizuar nga Albin Kurti që të nxitet një konflikt mes serbëve dhe NATO-s, dhe ai është përgjegjësi i vetëm. Ai dëshiron që t’i lajë duart e tij dhe të thotë që kjo situatë s’ka të bëjë asgjë me të”, ka thënë Vuçiç.

Sipas mediave serbe, pas adresimit të tij në Beograd, ai do të shkojë për vizitë te kufiri me Kosovën, ku është vendosur edhe armata serbe.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit