-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Vazhdoni se prej jush më rritet rroga”, Neda shpërthen në rrjetet sociale

Kryesoret

Neda Balluku u bë nënë për të tretën herë, duke mirëpritur së bashku me bashkëshortin vajzën e tyre, Suzie Ann.

Por ajo çfarë ka bërë që ajo të përflitet shumë gjatë ditëve të fundit ishte fakti se vetëm disa ditë pas lindjes, Neda u kthye në rolin e saj si opinioniste në “përputhen” ku postoi një foto  e ulur në prapaskenë duke u kujdesur për vajzën e saj.

“Kush është në të njëjtën pozitë, e di fare mirë përjetimin e të rikthyerit në punë. Apo tek impenjimet kur sapo ke sjellë në jetë një fëmijë. Ndonëse mezi prisja, sepse dua që angazhimin tim në Për’puthen ta çoj denjësisht deri në fund. Nuk e mohoj ankthin që kam ndjerë tërë javën për menaxhimin e regjistrimit maratonë. Dhe nevojës që Suzie Ann ka për të pirë gjatë ditës apo qoftë dhe për praninë e mamit. Megjithatë, sot nuk mund të shkonte më mirë! Babi e solli gocën dy herë për t’u ushqyer dhe @olsamuhameti bëri magjinë e saj që kjo të ndodhte por edhe emisioni të vazhdonte rrjedhën e tij.

E di që e kam bërë shpesh, por dua ta bëj sërish këtu, të falenderoj produksionin tim të @perputhen_tch , @olsamuhameti @borazemani @hysa_leda @nikita_petritaj por edhe @xhuliodoci e të gjithë çunat e gocat, që jo vetëm me dashuri e mirëkuptim të jashtëzakonshëm i mundësuat kësaj nëne të re (jo dhe aq të re) qetësi mendore e hapësirë për vajzën e saj të vogël sot por edhe përgjatë të gjithë periudhës së shtatzanisë.

Jam ndjerë e lirë, e kuptuar dhe vlerësuar. Dhe nuk është vështirë të punosh deri ditën e fundit kur ke kolegë të tillë. E gjithashtu @topchannelalbania. Në kushtet kur për pjesën më të madhe të punëdhënësve, shtatzënitë janë “problem” më vete. Televizioni kurrë nuk e pa periudhën time si problem, krejt e kundërta, angazhimi im ka qenë njëjtë i mirëpritur. Faleminderit me zemër ♥️”- ka shkruar ajo në foto.

Por nga ky postim Neda u përball me komente të shumta, negative dhe zgjodhi që të reagonte për këto të fundit, përmes një postimi në Instagram. Ajo publikoi komentet dhe shkroi:

Vazhdoni motrani! Prej jush më vazhdon rroga ♥️

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Neda Balluku (@nedaballuku)

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit