-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bie me 41% konsumi i ëmbëlsirave, shkak largimet masive nga vendi

Kryesoret

Largimet masive të popullatës vijojnë të thellojnë tkurrjen e konsumit të produkteve të shportës ushqimore. Në periudhën janar-prill 2023, importet e grupit të “Sheqernave dhe ëmbëlsirave prej tij” sipas të dhënave të INSTAT janë ulur 41% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2022.

Në këtA 4 muaj kjo është sasia më e ulët e importeve të shënuara për të njëjtën periudhë të 8 viteve të fundit. Kompanitë importuese të sheqerit pohuan se prej disa muajsh, tendenca e çmimeve është në rënie dhe sipas tyre, rënia e importeve është tërësisht për shkak të largimeve masive të popullatës në emigracion, veçanërisht në zonat rurale.

Grosistët theksuan se nga largimet e popullatës është prekur i gjithë zinxhiri tregtar i këtij produkti, veçanërisht sektori retail i produkteve ushqimore, pastiçeritë dhe kantinat e pijeve alkoolike që raportojnë rënie konsumi deri në 30%.

“Furnizuesit tanë kryesorë që janë dyqanet retail dhe pastiçeritë raportojnë rënie konsumi 30% më pak se vjet, për shkak të largimit të popullsisë. Fshatrat pothuajse po boshatisen. Shitjet më tepër janë të përqendruara në Tiranë dhe Durrës”, pohoi një nga përfaqësuesit e kompanive importuese të sheqerit./ Monitor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit