-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mos vallë nuk duhet të hamë kurrë ëmbëlsira?! Ja çfarë thotë studimi i fundit

Kryesoret

Ushqimi ndikon mikrobiomën në zorrën e trashë – e kështu edhe shëndetin tonë. Eksperimentet me minj tregojnë, se sheqeri vret baktere të caktuara të zorrës së trashë, që parandalojnë obezitetin dhe sëmundjet.

Çokollata, biskota e ëmbëlsira – të gjitha këto shijojnë, por nuk janë të shëndetshme. Që konsumimi i tepërt i sheqerit është i dëmshëm për shëndetin, kjo dihet dhe është tashmë një realitet jo i këndshëm.

Baktere të mira, baktere të këqia

Në zorrën e trashë jetojnë bakteret, që janë përgjegjëse për rritjen e qelizave të caktuara të imunitetit, të ashtuquajturat qeliza ndihmëse T, ose më saktë: qelizat Th17. Shkencëtarët kanë vërejtur, se këto qeliza imunitare rregullojnë absorbimin e yndyrës në zorrën e minjve. 

Sheqer po, por me sasi të kontrolluar

Megjithatë kush kalon ndonjë çast dobësie dhe zbraz raftin e ëmbëlsirave, apo e kalon ditën ulur në kolltuk duke ngrënë çokollata e duke pirë limonatë, nuk sëmuret menjëherë. Ndaj Christian Sina nuk do t’i verë kryqin përfundimisht sheqerit nga menyja. “Fare pak sheqer për të ëmbëltuar kafenë, nuk është problem”, thotë mjeku nutricionist.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) këshillon, që konsumi i sheqerit në ditë të pakësohet në 25 gram. Kjo sasi i përgjigjet gjashtë lugëve kafeje sheqer. Një sondazh i Center of Disease Control and Prevention (CDC) në vitet 2017 dhe 2018 rezultoi, se amerikanët në SHBA mesatarisht konsumojnë 17 lugë kafeje me sheqer në ditë.

Ushqimet e prodhuara industrialisht përmbajnë shumë sheqer

Problematike nuk janë vetëm tortat, biskotat e çokollatat, të njohura për përqendrimin e lartë të sheqerit. Por edhe produktet e gatshme ushqimore të ashtuquajturat „sheqer i fshehur”: Kush ha shumë ushqime të gatshme, e tejkalon lehtë normën e përmbajtjes së sheqerit në gjak.

Prej kësaj shumë shpejt krijohet rrethi vicioz: ushqimi me përmbajtje sheqeri jo vetëm e rrit shpejt vlerën e sheqerit në gjak, por bën edhe që kjo vlerë të bjerë shpejt sërish. Mungesa e sheqerit që pason, e nxit përsëri edhe më shumë urinë për ëmbëlsira.

Pasojat e vlerës së rritur të sheqerit dhe yndyrës në gjak janë krahas obezitetit edhe sëmundjet kardiovaskulare. Si rrjedhojë pasojnë infarktet në zemër, apopleksia cerebrale (goditje në tru) dhe diabeti i tipit 2.

Pothuajse pa alternativa të mira

Mjalti, shurupi i agaves, sheqeri artificial si saharina kanë disa avantazhe, thotë nutricionisti Sina. Por sipas tij “edhe këto alternativa ndaj sheqerit të përpunuar kanë problemet e tyre.” Mjalti dhe shurupi i agaves përmbajnë gjithashtu glukozë, pra sheqer./dw/

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit