Gjykata ka shpallur të pafajshëm Fatjon Muratin, i cili akuzohej për “mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” në banesë.
Murati ndërkohë është në arrati, pasi ka thyer masën ‘arrest shtëpie’.
atjon Murati është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare. Murati ishte i shpallur në kërkim nga policia, ndërsa emri i tij ka dalë edhe në masakrën me tre të vrarë në Fushë-Krujë. Murati ka qenë një nga personazhet që është kërkuar nga Prokuroria e Kurbinit për t’u marrë në pyetje.
Gjithashtu ai është edhe pronari i lokalit në “Don Bosko” ku pas një sulmi me armë mbeti e vrarë një banakiere.