SPAK ka kërkuar sot burg përjetë për Redjan Rrajën, që akuzohet për atentatin kundër ish—prokurorit Arjan Ndoji, që në fund mbeti i vdekur shoferi i tij, Andi Maloku.
Gjithashtu nga atentati mbetën të plagosur edhe vetë ish-prokurori dhe Pëllumb Laho, i njohur si “Rrumi i Shijakut”.
Prokuroria thotë se ka prova të mjaftueshme, të siguruara nga telefoni dhe sendet brenda makinës që u gjet pas krimit që implikojnë të afërmin e deputetit socialist, Rrahman Rraja në këtë atentat.
Po sipas SPAK-ut, Rraja ka pasur rolin e ekzekutorit në 1 Nëntor të 2019. 35 vite burg janë kërkuar për Arjol Halilaj.