-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama shkriu Akademinë Albanologjike, Fuga: Sot uleni flamurin në gjysme shtizë

Kryesoret

Akademiku Artan Fuga ka kritikuar ashpër vendimin e qeverisë Rama që miratoi sot për të shkrirë Akademinë e Studimeve Albanologjike duke e futur në “xhepin” e Akademisë së Shkencave që drejtohet nga Skënder Gjinushi. Ai shkruan se Shqipëria nuk do të ketë më institute për albanologji, as një qendër Albanologjike si institucion më vete.

“Mbaroi! Vijeni flamurin ne gjysme shtize sot! Mos kujtoje njeri se nuk e dija qe letra ime me shume do ta ndizte zjarrin e pasionit shkaterrues. Por, te lutesh per kulturen kombetare nuk eshte kurre turp. Eshte nder. Une mund edhe te lyp per kete. Di edhe te tjera gjera te bej.

Me durim.

Qysh sot, Shqiperia, pas ndofta nje shekulli, nuk do te kete me institute per albanologji, as nje Qender albanologjike si institucion me vete.

Hendeku eshte bere gremine.

Kultura kombetare ka marre keshtu nje goditje vdekjeprurese.

Pallavrat pa lidhje ne sherbim te lobive antikombetate nuk e mbulojne dot gjemen e ndodhur.

Shihni programet mesimore te gjimnazit, aprovuar nga ministria e arsimit, nje keqtrajtim i ndyre i trashegimise letrare, filozofike, artistike, kulturore kombetare, nje minim me tritol administrativ i traditave tona qe duhej te mbanin lidhur popullin me atdheun.

Eshte nje platforme e tere!

Dhe pyesin gjoja te habitur: Perse ikin shqiptaret nga atdheu, nuk ikin serbet, nuk ikin bosniaket, nuk ikin maqedonasit! Ja perse ikin. Se n’a kane thare cdo gje kombetare.

Eshte nje disfate tjeter. Shume me e ndershme ama se ajo e atyre qe me te tilla fitore do te kene turpin me vete.

Mund te luash me pushtetin, por me Historine kurre. Kujtesa nuk do ta harroje. Ka pasur kohe edhe me erreta dhe hiri eshte ndezur përsëri” shkruan ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit