-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Po kërcënojnë një aleat”/ “The Guardian” artikull për tensionet ne Veri të Kosovës!

Kryesoret

Britanikët janë shprehur të shqetësuar për qëndrimet e SHBA-së dhe Bashkimit Europian ndaj Kosovës. “The Guardian” shkruan se SHBA dhe BE po ‘kërcënon’ një aleat dhe se janë duke vepruar gabim me deklaratat e tyre të dhëna pas tensioneve në veri të Kosovës.

Më tej The Guardian shkruan se diplomatët britanikë janë të frikësuar se përpjekjet e SHBA-së për të fajësuar Kurtin, do të lënë jashtë vëmendjes edhe problemin kryesor të këtyre tensioneve, përfshirë edhe kërkesën e BE-së që Kurti të pranojë një marrëveshje të arritur në vitin 2013, duke i dhënë autonomi gjithë përfshirëse një asociacioni të komunave serbe.

Më tej prestigjiozja britanike citon edhe Mark Dickinson, ish-diplomat britanik në Kosovë, i cili ka kritikuar Lajçakun:

“Cila është koha më e shkurtër për të shpëtuar fytyrën përpara se [i dërguari i BE-së Miroslav Lajçakut t’i kërkohet nga të gjitha anët për të ‘kaluar më shumë kohë me familjen e tij’? Nuk e kam problem që Kurti (dhe fatkeqësisht Kosova) të fajësohet dhe të ndëshkohet. Mund ta duroj edhe që Vuçiç t’i shpëtojë. Por nëse BE-ja dështon të pranojë se ajo gjithashtu ka kontribuar shumë në këtë fatkeqësi, ne mund të presim që të ketë vetëm përsëritje.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit