Gjykata e Italiane ka shtyrë seancën për Davide Pecorellit, sipërmarrësit italian që sajoi vdekjen në Shqipëri në një makinë të marrë me qira, është shtyrë.
Seanca për Pecorellin është caktuar në 12 qershor dhe ka të bëjë me inskenimin e dyshuar të vdekjes së tij, zjarrin në makinën me qira, zbulimin e eshtrave brenda makinës dhe kalimin e kufijve pa iu nënshtruar kontrolleve.
Hetuesit italianë zbuluan se Davide Pecorelli ishte gjallë, pas një tërheqje parash që ai kishte bërë nga llogaria e tij bankare.
Karta e kreditit të Pecorellit u aktivizua dhe mesazhi që dikush kishte tërhequr të holla nga llogaria e tij, shkoi në telefonin e Jonida Danit, bashkëjetueses shqiptare të Pecorellit. Kjo e fundit më pas njoftoi autoritetet policore.
Pas kontrolleve, u zbulua se Pecorelli ditët e fundit kishte qëndruar në një hotel në provincën e Grossetos.