-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Atentati/ Dervishaj ofroi 300 mijë euro për të hequr gjurmët e Rrajës

Kryesoret

Një shumë prej 300 mijë eurosh është ofruar për të dëmtuar provat që fajësonin Redjan Rrajën për pjesëmarrje në atentatin e 1 nëntorit 2019 ku u plagosën Arjan Ndoja e Aleksandër Laho dhe u vra Andi Maloku, shofer i prokurorit.

Gazetarja Keti Banushi thotë se ofrimi i pagesës për dëmtimin e provave evidentohet në pretencën që SPAK paraqiti në GJKKO më 31 maj ku kërkoi burgim të përjetshëm për Redjan Rrajën dhe 35 vjet heqje lirie për të riun Arjol Halilaj.

Episodi i pagesës prej 300 mijë eurosh, i cili ka mbetur në tentativë, sipas SPAK po hetohet në një dosje të dytë të hapur nga prokuroria për grupin që dyshohet se ka urdhëruar atentatin ndaj Arjan Ndojës. Ky procedim i ndarë më vete, ka si të hetuar kryesor shtetasin Plarent Dervishaj, i cili dyshohet se është larguar jashtë Shqipërisë.

SPAK shpalli në kërkim si organizator të komplotit, Plarent Dervishajn dhe Julian Meçen. Ata u akuzuan se kishin tentuar përgatitjen e një atentati të dytë ndaj Arjan Ndojës dhe Landi Muharremit, pas dështimit të vrasjes në sulmin e parë në autostradë.

Në dosjen e prokurorisë thuhet se prova e ADN-së që fajëson Redjan Rrajën është gjurma e gishtit e lënë në një palë syze me mbishkrimin “Emporio Armani”, të cilat janë gjetur në automjetin e përdorur nga autoret e atentatit me targa AA 342 LM.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit