-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

BE i kalon Shqipërisë 72 mln euro fonde për energjinë

Kryesoret

Bashkimi europian lëvroi në favor të Qeverisë shqiptare, 72 milionë euro, pjesë e një pakete mbështetjeje prej 80 milionë eurosh, për të përballuar pasojat socio-ekonomike të krizës energjetike. Këtë e bëri të ditur të enjten Delegacioni i BE-së në Tiranë. Fondi në favor të Shqipërisë, u njoftua që tetorin e vitit të kaluar nga presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, gjatë vizitës së saj në kryeqytetin shqiptar.

Sipas përllogaritjeve, mbështetja nga BE pritet të mbulojë rreth 1 milion familje dhe 168 000 ndërmarrje të vogla dhe të mesme. Pavarësisht rritjes së fortë që çmimet e energjisë elektrike pësuan vitin e kaluar, qeveria shqiptare vendosi të përballojë vetë kostot e shtuara, duke mos ndryshuar tarifat ekzistuese për familjet dhe bizneset e vogla.

Paketa e BE-së parashikon gjithashtu dhënien e ndihmës financiare për 11 200 persona në nevojë, si dhe mbështetjen e përpjekjeve të qeverisë për të diversifikuar burimet e energjisë përmes investimeve të reja në prodhimin e energjisë nga era dhe dielli, legjislacionit të ri për energjinë e rinovueshme në përputhje me standardet e BE-së dhe skemave mbështetëse për konsumatorët për të instaluar ngrohës uji me energji diellore.

Këto fonde janë grante të cilat Shqipëria nuk do të duhet t’i kthejë mbrapsht. Në 2024-ën do të transferohen edhe 8 milionë euro të tjera në pritje të progresit që do të arrihet me zbatimin e masave përkatëse nga qeveria.

Ndihma e BE-së për sektorin e energjisë në Shqipëri përfshin gjithashtu, rivitalizimin e hidrocentralit të Fierzës, instalimin e një rrjeti diellor lundrues në Vaun e Dejës, si dhe mbështetjen e masave për efiçencën e energjisë në biznes nëpërmjet programit IPARD./VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit