-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Polici në Shkodër i vjedh qytetarit zarfin me lekë nga makina, shkarkohet (VIDEO)

Kryesoret

Një punonjës i Policisë së Shtetit është në telashe pasi ka vjedhur një zarf me para nga makina e një qytetari.

Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme të siguruara nga “JOQ”, efektivi i Policisë së Shtetit, i identifikuar me inicialet Sh.Gj., ka hyrë në ambientin ku mjeti po pastrohej, e është afruar tek dera ku ka gjetur dhe ka marrë zarfin me para. Por nuk ka vënë re kamerat.

Ndaj dhe është pezulluar nga detyra, ndërsa Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimet ndaj tij.

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër

Në lidhje me një video të publikuar në portalin JOQ në të cilën shfaqet një punonjës policie në shkelje të procedurave standarte të punës, ju sqarojmë se: Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër ka pezulluar menjëherë nga detyra punonjësin e Policisë nënkomisar Sh. Gj., me detyrë specialist i Policisë së Rendit në Komisariatin e Policisë Shkodër, si dhe është njoftuar edhe AMP në lidhje me rastin.

Ndërkohë Drejtoria e Standarteve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur hetimin disiplinor për shkelje të rëndë. Policia e Shtetit siguron qytetarët se është e vendosur për të mos toleruar asnjë rast të abuzimit me detyrën apo të cenimit të imazhit të Policisë dhe të besimit të qytetarëve të Policia e Shtetit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit