-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Festivali ‘Unum’ në Shëngjin, policia publikon planin e masave

Kryesoret

Festivali ‘Unum’ do të zhvillohet në datat 1-6 qershor, në Shëngjin dhe policia ka përgatitur një plan masash për mbarëvajtjen e aktivitetit.

Në kuadër të masave për garantimin e  rendit dhe të sigurisë, do të kryhen monitorimet me dronë, me makina inteligjente të pajisura me radarë  automatikë dhe me kamera, nga Policia Kriminale, patrullat e përgjithshme dhe “Shqiponjat”, ndërsa në bashkëpunim me Policinë Kufitare do bëhen patrullime në det, me mjetet lundruese të Policisë Kufitare.

Policia e Lezhës njofton të gjithë pjesëmarrësit në këtë aktivitet, se lëvizja nga qyteti i Shëngjinit deri në vendin e zhvillimit të aktivitetit, do të bëhet vetëm me automjete të shërbimit të transportit ‘’Taxi’’ dhe të transportit urban, të licencuara, si dhe me mjete të tjera të kontraktuara nga organizatorët për këtë event, që do të kenë logot dhe lejet përkatëse.

Të gjithë pjesëmarrësit që do të kërkojnë të kalojnë në vendin e zhvillimit të aktivitetit, do t’i nënshtrohen kontrolleve policore në pikat e postblloqeve të ngritura posaçërisht për këtë qëllim nga shërbimet policore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit