Mjeku Ilir Allkja ka marrë pjesë në protestën para Kryeministrisë, ku ka ngritur shqetësime për kostot e larta të shërbimeve shëndetësore që, sipas tij, po rëndojnë mbi qytetarët shqiptarë.
Ai ka kritikuar premtimin për shëndetësi falas, duke e cilësuar të parealizuar dhe duke kërkuar edhe dorëheqjen e kryeministrit.
“Shqiptarët paguajnë nga xhepi i tyre 60% të të ardhurave të shpenzimeve për shëndetësi. Shqiptarët paguajnë më shumë se të tjerët në rajon.”
“Premtimi për shëndetësi falas u kthye në makth për shqiptarët.”
“Rama duhet të japë dorëheqje.”
/5pyetjet.al









