-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Për Kosovë jetën dojm me dhanë”, pamje nga protesta e shqiptarëve në Mitrovicë

Kryesoret

Qytetarët që janë mbledhur në jug të Mitrovicës për të protestuar kanë nisur duke kënduar “jo nuk ndahet Mitrovica”.

Ata kanë vazhduar me brohoritma “Mitrovica, Mitrovica”, “O sa mirë me qenë shqiptar” .

Qytetarët po vazhdojnë duke kënduar këngë të tjera si “për Kosovë jetën dojm me dhanë”.

Me shqiponjën në duar! Qytetarët mblidhen tek Ura e Ibrit! Mister organizatori

Nuk kanë munguar as thirrjet “UÇK, UÇK” e gjithashtu nuk kanë kursyer as fyrjet ndaj Serbisë, raporton Telegrafi.

Policia ndërkaq ka krijuar një kordon para protestuesve.

Qytetarë të shumtë janë mbledhur në afërsi të Urës së Ibirit në Mitrovicë, për të marrë pjesë në protestën e cila u thirr në rrjetet sociale nga profile dhe persona deri tash të pa njohur

Ndonëse Policia e Kosovës dhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla u bëri thirrje qytetarëve që të shpërfillin këto thirrje, një gjë e tillë nuk ndodhi.

Në vendin ku janë grumbulluar qytetarët, kanë dalë edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Shumë prej qytetarëve shihem me flamujt “Autochthonous” dhe atë kombëtar.

Njëri prej qytetarëve  ka thënë se me ardh puna edhe pa bukë edhe pa ujë rrimë, dhe ne do të shkojmë në mënyrë paqësore.

Disa të tjerë janë dëgjuar duke thënë se “nuk ka kthim mbrapa”.

Autoritetet e sigurisë po dyshojnë se kjo protestë është “organizuar” nga persona të dyshuar jashtë Kosovës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit