-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pritë në Shkodër! Nxirret nga makina dhe bëhet për spital për shezlongët

Kryesoret

Erdhi sezoni turistik. Nisën konfliktet për hapësirat në plazhe. Dy persona në Shkodër kanë kanosur dhe dhunuar një 31 vjeçar për shkak të sherrit për vendosjen e shezlongëve. I kanë dëmtuar edhe makinën. Të dy janë shpallur në kërkim.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. T., 31 vjeç, si dhe shpallën në kërkim shtetasit Z. M., 27 vjeç dhe S. M., 27 vjeç, të tre banues në Shkodër, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kanosur shtetasin S. H., 64 vjeç, banues në Shkodër, e kanë goditur atë me mjete të forta dhe i kanë dëmtuar automjetin me të cilin lëvizte, për shkak të shfrytëzimit të hapësirave në plazh, për vendosjen e shezlongëve. Vijon puna për kapjen e shtetasve Z. M dhe S. M” njofton policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit