Në Samitin e Komunitetit Politik në Moldavi, kryeministri Edi Rama është takuar me Presidentin serb, Vuçiç ku ka biseduar për situatën e tensionuar në veri të Kosovës.
View this post on Instagram
“Ne në rajon e dimë më së miri se sa e rëndësishme është që bashkërisht të bëjmë çdo përpjekje për të ruajtur paqen dhe stabilitetin e fituar me vështirësi.
Diskutuam ngjarjet aktuale dhe hapat e mëtejshëm që do të kontribuonin në gjetjen e një zgjidhjeje për situatën aktuale të vështirë dhe serioze, me shpresën se arsyeja do të mbizotërojë, në të mirë të të gjithëve” shkruan ai.