Kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi ditën e sotme ka mbajtur një konference për mediat kur ka folur për transferimin e instituteve të Akademisë së Studimeve Albanalogjike.
Gjinushi tha se nuk bëhet fjalë për një shkrirje, por për një bashkim të Akademisë së studimeve albanologjike me akademinë e shkencave. Gjithashtu ai shtoi se buxhetet do të jenë të ndara.
“Këtë herë do punohet për të rritur kapacitetin intelektual në kërkimin shkencor në tërësi. Ardhja e ASA-s pranë nesh lehtëson punën shkencore.
Ligji për arsimin e lartë rregullon funksionimin e shkollave të larta. Atëherë ASA sduhet të zgjidhte ose të bëhet shkollë e lartë ose të dalë nga institucionit. Pjesën e shkollës së lartë ASA nuk e do as vetë. Sepse ajo do e linte Shqipërinë pa Institute Albanalogjike.“, tha Gjinushi mes të tjerash.
You must log in to post a comment.