Samiti i liderëve evropianë “EPC Summi” në kryeqytetin e Moldavisë në Kishinau ka nisur me një fjalim të presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.
Në samit e pranishme është edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Shefi i stafit të presidentes, Blerim Vela ka publikuar një fotografi ku Osmani shfaqet e ulur në mes të presidentit të Francës, Emanuel Macron dhe kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz. Ndërkohë presidenti serb Vuçiç shihet i ulur në anën tjetër të tavolinës.
“Samiti i EPC në Kishinau fillon me një fjalim pasionant të Presidentit Zelenksy përballë krerëve të shteteve të 47 vendeve evropiane.
Një shfaqje e madhe mbështetjeje dhe solidariteti me popullin e Ukrainës. Demokracitë do të mbizotërojnë kundër luftës së agresionit nga një vend hegjemonist”, ka shkruar Vela.
The EPC Summit in Chisinau starts with a passionate speech by President @ZelenskyyUa in front of heads of state of 47 European countries. A great show of support and solidarity with people of Ukraine. Democracies will prevail against war of aggression by a hegemonic country. 🇽🇰🇺🇦 pic.twitter.com/bmu8s4pPYM
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) June 1, 2023