-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tensionet në veri, Borrell: Dhuna nuk është zgjidhje, autorët të dalin para drejtësisë

Kryesoret

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka komentuar sërish situatën në veri të Kosovës.

Borrell tha të enjten nga Moldavia se kryesit e dhunës duhet të vihen para drejtësisë. Ai bëri thirrje të shmanget çfarëdo lloj përshkallëzim.

“Ne duhet të insistojmë se dhuna nuk është rruga e duhur, ajo duhet të dënohet dhe kryesit e dhunës duhet të vihen para drejtësisë. Pra duhet shmanget çfarëdo lloj përshkallëzimi dhe lëvizje të pakoordinuara”, ka deklaruar Borrell.

Përfaqësuesi i BE-së, tha se shpreson që sot në margjinat e samitit të Komunitetit Politik Evropian, të zhvillojë një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas atij që pati dje në Bratislavë me kryeministrin Albin Kurti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit