-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Erdogan “përmbys” kabinetin pas triumfit

Kryesoret

Presidenti Recep Tayyip Erdogan pritet që të bëjë një ndryshim rrënjësor të ministrave në kabinetin e ri pas rizgjedhjes me 52% . Sipas mediave turke, përbërja e qeverisë së re do të shpallet të shtunën mbrëma, pas ceremonisë së betimit të Presidentit Erdogan në Asamblenë Kombëtare.

Ministrat e rrezikuar janë ministrat i Mbrojtjes Hulusi Akar, i Jashtmi Mevlut Cavusoglu dhe i Brendshmi Suleiman Soylu. Sipas deklaratave të mëparshme të presidentit turk, kabineti i ri do të pasqyrojë vizionin e tij për “shekullin e Turqisë”.

Siç shkruan gazeta opozitare Cumhuriyet, ministri aktual i Mbrojtjes, gjenerali Yasar Guler, merr postin e ministrit të ri të Mbrojtjes. . Përfaqësuesi aktual i presidencës turke, Ibrahim Kalin po “luan” fuqishëm për postin e ministrit të Jashtëm.

Emërimi i tij shihet si një mesazh për Perëndimin për bashkëpunim dhe politikë të jashtme dhe diplomaci të butë. Cevdet Yilmaz, i cili ishte ministër i Zhvillimit në periudhën 2011-2015, po “luan” për postin e Ministrisë së Financave.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit