-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mina me telekomandë, tritol, armë dhe fishekë, çfarë po përgatitej në Lezhë?

Kryesoret

Policia e Lezhës ka arrestuar Qemal Ajazi 66 vjeç, pasi prodhonte mina me telekomandë, për t’ia shitur grupeve  kriminale.

Gjithashtu në vijim të operacionit policia bën me dije se janë sekuestruar 3 mina me telekomandë, 2 armë zjarri, 40 kallëpe tritoli, 45 kapsolla detonatore, 45 krehra me fishekë dhe rreth 2 200 fishekë luftarak.

Strukturat hetimore të DVP Lezhë kanë koordinuar veprimet me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe në kuadër të operacionit policor të koduar “AMONEKS”, kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë në fshatin Arrëmollë të Lurës, shtetasin:

 Qemal Ajazi 66 vjeç, banues në Arrëmollë, Lurë.

Ky shtetas prodhonte mina me telekomandë, siguronte municion të konsiderueshëm luftarak dhe armë zjarri, me qëllim shitjen e tyre në qarkun Lezhës, për llogari të personave apo grupeve që kryenin veprimtari kriminale.

Në momentin e arrestimit të këtij shtetasi, Policia gjeti dhe sekuestroi një arsenal armësh, municion luftarak, mina me telekomandë, kapsolla detonatore, lëndë eksplozive etj.

Strukturat hetimore të DVP Lezhë, në bashkëpunim me ato të DVP Dibër dhe Prokurorinë, po vijojnë veprimet e thelluara hetimore, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë rast.“, njofton policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit