-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Euro në pikiatë, prek nivelin e 109.4 lekëve

Kryesoret

Rënia e euros po thyen rekorde të reja historike këtë javë. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye të enjten në minimumin e ri historik prej 109.4 lekësh.

Monedha europiane ka humbur 1.2 pikë ose rreth 1.1% në raport me lekun vetëm kësaj jave. Me bazë vjetore, rënia e kursit të euros ndaj lekut ka arritur tashmë në 9.2%.

Megjithëse forcimi i lekut kundrejt euros është tashmë një tendencë e qëndrueshme në vitet e fundit, ritmet e forcimit të monedhës vendase në muajt e fundit janë mjaft të shpejta dhe përtej parashikimeve të agjentëve të tregut.

Rekorde të reja historike! Euro në pikiatë, prek nivelin e 109.4

Burime nga tregu financiar thonë se shitjet e euros janë shumë të pakta, ndërsa oferta e monedhës europiane vazhdon të jetë e bollshme dhe e qëndrueshme. Burimet e rritjes së ofertës valutore mund të identifikohen kryesisht në përmirësimin gradual të bilancit të pagesave dhe në veçanti rritjes së të ardhurave nga turizmi.

Shitjet në volume të konsiderueshme të euros kanë rritur kërkesën për lekë dhe po e mbiçmojnë gjithnjë e më shumë monedhën vendase, në një kohë kur edhe oferta e saj ka një tendencë tkurrëse, siç dëshmohet nga normat e ulëta të rritjes së agregatitit monetar M2.

Ekuilibrat e kursit të këmbimit në Shqipëri vazhdojnë të përcaktohen kryesisht nga flukset valutore hyrëse, ndërsa ndikimi i faktorëve fondamentalë që përcaktojnë kursit në ekonomitë e zhvilluara duket të jetë më i dobët./MONITOR

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit