Një pallat në rikonstruksion është përfshirë nga flakët në Romë dhe për pasojë një person ka humbur jetën dhe 17 të tjerë janë të plagosur.
Mediat e huaja raportojnë se tre prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë, raportojnë media e huaja.
Autoritetet raportojnë se 40-vjeçari u gjet i pajetë në shkallët e pallatit, ai dyshohet se ka tentuar të zbriste nga katet e sipërme drejt sigurisë por është pushtuar nga tymi.