-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bashkitë socialiste dy tendera vëllait të Kapllanajt të Bashës (Dokumentet)

Kryesoret

Tenderat vijojnë që të jenë kryefjalë. “Thesi” është hapur, leku nuk njeh ngjyrë. Në muajt e fundit përpara zgjedhjeve, mes kompanive që u lakuan shumë në media nga Sali Berisha ishte edhe “SHKELQIMI 07”, e cila është në pronësi të Shkëlqim Kapllanajt, vëllai i Agron Kapllanajt, i cili kandidoi në Mallakastër me siglën e PD-së zyrtare që drejtohej në mënyrë të komanduar nga Enkelejd Alibeaj me hijen e Lulzim Bashës, i cili ka nisur turin për t’u rikthyer sërish.

Ish-kryeministri e akuzonte se ka fituar tendera nga qeveria për të çarë opozitën, konkretisht Partinë Demokratike. Megjithatë si para dhe pas zgjedhjeve, “SHKELQIMI 07” ka vijuar me fitimin e tenderave nga bashkitë socialiste, pavarësisht se vëllai kandidoi me PD-në. “5Pyetjet.al” publikon dokumentet e prokurimeve publike.

Sipas dokumenteve nga prokurimet publike, pesë ditë pas zgjedhjeve të 14 Majit, në datë 19 Maj është nënshkruar kontrata mes bashkisë së Sarandës dhe kompaninë “SHKELQIMI 07” për tenderin 110 milionë lekë për rehabilitimin e kanalizimeve në rrugën ”Vangjel Pandi”.

Por nuk mjafton me kaq. Katër ditë pas firmosjes së tenderit të Sarandës dhe 9 pas zgjedhjeve, publikohet një tjetër kontratë e kompanisë “SHKELQIMI 07” në jug.

Këtë herë nga bashkia e Vlorës. 330 milionë lekë për rehabilitimin, sistemimin dhe asltimin e rrugëve në blloqe dhe lagje në rajonet 1, 2, 3, 4 dhe 5 të qytetit bregdetar. Një nisje goxha e mirë pas zgjedhjeve për firmën “SHKELQIMI 07” të Kapllanajt.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit