Revolucioni ka nisur te Tirana. Skuadra bardheblu humbi finalen e Kupës së Shqipërisë dhe kampionatin, por në ditët në vazhdim mund të humbasë edhe një pjesë të mirë të titullarëve.
Mbrëmë presidenti Refik Halili i ka bërë një ofertë për rinovim të kontratës trajnerit Orges Shehi. Mësohet se kreu i klubit i ka ofruar të njëjtën pagë sa Shkëndija e Tetovës dhe duket se durrsaku është tunduar. Gjithsesi, mbetet për t’u parë se si do të shkojnë negociatat mes palëve në vijim.
Në këtë moment që flasim janë katër lojtarë të sigurt që ikin nga Tirana, para apo pas Europës. E sigurt është 100 për qind ikja e Visar Bekajt. Po kështu edhe Kristijan Toshevski i ka dhënë lamtumirën bardhebluve. Ai do të firmosë me Shkëndijën e Tetovës.
Zhozelin Behiratçe nga ana tjetër ikën pasi nuk ka rinovuar. Në fund Florent Hasani. Golashënuesi do të shitet në një klub tjetër, por largimi i tij do të bëhet pas fundit të Europës.