Një tjetër reagim nga Greqia për Fredi Belerin, kryetarin e zgjedhur të bashkisë së Himarës që u arrestua dy ditë përpara zgjedhjeve dhe që ndodhet i shtruar në spitalin e burgut pas problemeve shëndetësore.
Kryetari i Shoqatës së Avokatëve të Greqisë, Dimitris Vervesos reagoi pasi drejtësia shqiptare nuk pranoi që ta lironte nga masa e arrestit. “Me shqetësim dhe shqetësim të veçantë, bota juridike e vendit po ndjek zhvillimet në lidhje me paraburgimin e zgjatur të kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri.
Shteti grek duhet të marrë menjëherë të gjitha masat e nevojshme, duke shterur të gjitha mundësitë e parashikuara nga ligji për mbrojtjen e parimeve themelore të shtetit ligjor dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, mbrojtjen e të drejtave të minoritetit grek të njohur ligjërisht dhe lirimin e menjëhershëm të kryetarit.
Në mbledhjen e radhës do të merremi me këtë çështje për të marrë vendime për ndërhyrjet në autoritetet kombëtare dhe forumet ndërkombëtare si pjesë e rolit të saj institucional për të ndërmarrë nisma përkatëse” mbyllet deklarata.