-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Operacion anti-drogë në Velipojë, zbulohen sera me kanabis, në pranga “rojet” (EMRAT)

Kryesoret

Dy të rinj, 28 dhe 33 vjeç kanë rënë në prangat e policisë të dyshuar për kultibim kanabisi. Këta dy persona kishin ngritur 6 minisera brenda të cilave kishin kultivuar bimë narkotike.

33 vjeçari Oraldo Jaku dhe 28 vjeçari Luigj Shejna u kapën në flagrancë nga shërbimet e policisë duke zbuluar miniserat, të cilat gjatë natës i mbulonin me plasmas.

“Falë inteligjencës policore, përdorimit të dronëve të Policisë si dhe hetimeve proaktive evidentohen dhe shkatërrohen 6 minisera ku ishin të kultivuara 270 bimë të dyshuara cannabis sativa. Kapen dhe arrestohen në flagrancë, duke u kujdesur për miniserat me kanabis, dy autorët e dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale.

Më herët në kuadër të operacionit policor të koduar “Baks 1”, u vu në pranga një 19-vjeçar dhe u sekuestruan 2 armë zjarri (1 armë zjarri pistoletë dhe 1 kallashnikov) dhe municion luftarak.

Pas disa javë hetimesh proaktive, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Baks 2”.

Në kuadër të operacionit shërbimet e Policisë duke përdorur dhe dronë për të monitoruar lëvizjet e autorëve, kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit:

– O. J., 33 vjeç dhe L. Sh., 28 vjeç, të dy banues në fshatin Baks, Velipojë.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë duke zbuluar nga plasmasi miniserat, të cilat gjatë natës i mbulonin me plasmas.

Grupi hetimor sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi të bimëve narkotike dhe prova të tjera që do ti shërbejnë hetimit, ndërsa pjesa tjetër e bimëve u asgjësua me anë të djegies. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.”, njofton Policia e Shtetit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit