Mediat italiane kanë zbardhur detaje të reja lidhur me vrasjen e të riut shqiptar. 20-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit ende nuk është publikuar nga autoritetet u vra me një plumb në kokë mbrëmjen e së shtunës në provincën Ponte D’Olio të Piaçencës.
U qëllua pranë shtëpisë. Fqinjët lajmëruan policinë, e cila mbërriti në vendin e ngjarjes ku gjeti të riun shqiptar në gjendje të rëndë. Edhe pse u përdor një helikopter për transportin e tij, nuk mundi të mbijetojë.
I dyshuari kryesor për ngjarjen është vëllai i viktimës, minoren. Ai u ngujua në banesë për disa orë duke mos pranuar të hapte derën. Pas negociatave të shumta me policinë u dorëzua.
Ai u shpreh se vëllai i tij u qëllua aksidentalisht në kokë me pistoletën që mbante prej pak kohësh me vete. Vëllai i vogël mbetet një nga të dyshuarit kryesor derisa të kryhen akt-ekspertizat për të përcaktuar nëse ishte një aksident apo ngjarje e qëllimshme.
Fqinjët deklaruan se pas të shtënës së armës kanë parë disa persona të panjohur të largohen nga banesa.