Mbrëmjen e djeshme në sallën që po zhvillohej turi i falënderimeve për socialistët e Tiranës për një moment ra heshtja totale. Të gjithë po shikonin telefonat. Por çfarë kishte ndodhur? Kryeministri tha se sapo kishte dëgjuar që ishte arrestuar një sekretare e përgjithshme. Po kush ishte? Asnjë detaj më tej. Tha vetëm që ishte kapur me lekë në dorë.
Nuk kaluan disa minuta dhe në media doli lajmi. U arrestua sekretarja e përgjithshme e ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro. U prangos në flagrancë për korrupsion lidhur me një procedurë tenderimi. Por ky nuk është rasti i vetëm. Brenda këtij viti, pra të harkut të gjashtë muajve janë arrestuar tre sekretarë të përgjithshëm të ministrive të kabinetit “Rama 3”.
Në janar ishte Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, Arlind Gjokuta me akuzën e “shpërdorimit të detyrës” për një procedurë lëvrimi 1.2 milionë lekë. Në shkurt u arrestua Alda Klosi. Nga ministrat dhe deputetët socialistë prangat po zbresin më poshtë, nuk po shkojnë më lart.