-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tensionet, Kurti: Adresa ku duhet të bëhet trysni për normalizim nuk është Prishtina

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë vizitës në fshatin Muhoc në Ferizaj ka folur sërish në lidhje me tensionet në veri ku u shpreh se adresa ku duhet të bëhet trysni është Beogradi që nuk po distancohet nga krimet e Sllobodan Milosheviçit, dhe jo Prishtina.

Sipas Kurtit Prishtina është kryeqyteti i shtetit më demokratik në Ballkanin Perëndimor. Kurti ripërsëriti qëndrimin se protestuesit që sulmuan ushtarët e KFOR-it, Policinë e Kosovës dhe gazetarët ditët e fundit në veri, duhet të përballen me drejtësinë.

“Sundimi i ligjit duhet të vlejë për të gjithë, nuk mund të ketë asnjë pakicë të privilegjuar dhe të gjithë qytetarët, shumica shqiptare, komunitetet joshumicë, duhet të çlirohen prej elementeve të ndryshme që kanë ideologji ekstremiste dhe bëjnë sulme të dhunshme ndaj shtetit tonë dhe organeve të tij.

Nuk mund të ketë kryetarë të rinj pa zgjedhje të reja dhe zyrat e ndërtesave e komunave në Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok janë asete të Republikës së Kosovës. Gjithçka është duke shkuar drejt normalizimit dhe kjo do të mund të bëhej edhe më shpejt po të mos ishin obstruksionet e Beogradit.

Për t’u bërë normalizimi, adresa ku duhet të bëhet trysnia nuk është Prishtina, që është kryeqyteti i shtetit më demokratik e me policinë më profesionale në Ballkanin Perëndimor, por është Beogradi, i cili duke mos u distancuar nga krimet e Millosheviçit, dëshiron të kthehet prapa në kohë për ta ndryshuar rezultatin e luftës më 1999 që rezultoi me kapitullim të Serbisë dhe për ta ndryshuar edhe rezultatin e vitit 2008 kur ne shpallëm pavarësinë dhe morëm njohjet ndërkombëtare të botës demokratike”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit