Paradite u raportua se të 2 shoferët u arrestuan ndërkohë policia ka dalë me një njoftim zyrtar ku ka shpjeguar dinamikën e ngjarjes
“Shtetasi N. A. duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin tip “Dacia”, me drejtues shtetasin E. H.
Nga përplasja automjeti tip “Toyota” ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin e një lokali duke aksidentuar një shtetas të mitur 9-vjeçar. I mituri nga dëmtimet e marra ka ndërruar jetë në vendngjarje,” thuhet në njoftim.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.