Policia ka finalizuar një tjetër operacion i quajtur “Magnum” ku u arrestua një 25-vjeçare me inicialet U. SH. pasi u kap me drogë me vete.
Pas kontrolleve të kryera në banesë u gjet edhe një armë. Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim 2 bashkëpunëtorët e vajzës së arrestuar përkatësisht me inicialet K. M., dhe G. T.
Shërbimet e Policisë gjetën sasi lënde narkotike kanabis dhe ekstazi, dhe gjatë kontrollit të banesës së saj, gjetën një armë zjarri pistoletë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike kanabis dhe ekstazi, sëbashku me armën e zjarrit.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.