Agjencia e Mbikëqyrjes Policore e rajoni Fier- Berat ka arrestuar zjarrfikësin 22-vjeçar me inicialet E. SH. për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” pasi u kap m doza kokaine në makinë.
22-vjeçari u kap teksa drejtonte makinën të tipit “Honda Civic” ku u gjetën 13 doza kokaine dhe një peshore elektronike, dy aparate telefonike celularë, një kartmonedhë me prerje 50 euro dhe 1000 lekë.
Gjithashtu gjatë kontrollit të kryer në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestrua edhe një armë zjarri “Çifte” dhe dy aparatë telefonikë celularë.
Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive”.