-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Deputetja britanike në mbrojte të Kosovës: Çfarë masash po merren ndaj Beogradit?

Kryesoret

Deputetja konservatore në Parlamentin britanik, Alicia Kearns ka reaguar në lidhje me sulmet e BE-se dhe SHBA-së kundër Kosovës.

Kearns foli për tensionet  në dhomën e Ulët të Parlamentit ku bëri thirrje që të adresohet me urgjencë kriza në veri të Kosovës dhe ka kërkuar përgjigje nga qeveria britanike për presionin e tepruar të aleatëve ndaj Kosovës.

“Javën e kaluar, kryetarët e zgjedhur kërkuar që të ushtrojnë rolet e tyre, jo në mënyrë të dhunshme, dhe u bë e dhunshme për shkak dhunës së orkestruar te zyrat e kryetarëve”, ka thënë ajo.

“Po që se forcat armiqësore ta merrnin në kontroll një zyrë kryetari në Britani të Madhe, ne nuk do të thonim, epo mirë shko dhe puno nga shtëpia, ne do të thonim që kjo është një përpjekje për ta ngulfatur demokracinë”, ka vazhduar Kearns në fjalimin e saj.

Ajo ka përmendur edhe dhunën ndaj KFOR-it, siç është shprehur ajo, nga “milicë të armatosur” të financuar nga Beogradi.

“Është gabim që SHBA-ja dhe BE-ja zgjedhin që ta sulmojnë Kosovën pa kritikë ndaj milicisë së armatosur, e cila e krijoi situatën”, ka thënë deputetja.

Ajo, tutje, ka pyetur se çfarë masash po merren ndaj Beogradit për krizën.

“E dyta, çfarë kundërmasash po merren ndaj Beogradit? Sepse në këtë moment, duket se diplomacia parandaluese ka dështuar. Si dallon diplomacia jonë nga ajo e SHBA-së dhe BE-së? Sepse jemi shumë të qetë në atë që po ndodh tani”, ka vazhduar Kearns.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit