-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Euro vazhdon pikiatën, me sa u këmbye sot?

Kryesoret

Kursi i këmbimit të euros me lekun e ka nisur edhe këtë javë në rënie të shpejtë dhe tashmë ka arritur pranë kufirit të 108 lekëve.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye sot me 108.18 lekë, duke prekur një minimum të ri historik. Kursi i euros ka pësuar rënie me 5.3% që nga fillimi i këtij viti dhe me 10% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Agjentët e tregut të këmbimit valutor e shpjegojnë rënien e euros me një efekt gjithmonë e më të fortë të sezonit turistik. Pritshmëritë janë që këtë vit hyrjet e turistëve të huaj të shënojnë rekorde të reja historike dhe me bashkë me ta edhe flukset hyrëse të monedhës europiane.

Sipas ekspertëve, një lloj ndikimi në këtë situatë ndoshta po jep edhe efekti psikologjik. Mbështetur në të dhënat historike, tendenca rënëse e euros pritet të vazhdojë gjatë verës dhe efekti sezonal mund të arrijë pikën kulmore në fillim të muajit gusht. Kjo pritshmëri mund të shtyjë nga njëra anë për të shitur euro para zhvlerësimit të mëtejshëm të monedhës europiane dhe nga ana tjetër në pritje për të blerë euro, kur kursi të ketë rënë edhe më shumë.

Kursi i euros jo vetëm që ka arritur pikën më të ulët historike, por edhe ritmet e rënies së tij janë më të shpejtat e regjistruara ndonjëherë.

Duket se vala e radhës e forcimit të lekut ndaj euros po zhvendos kursin e këmbimit drejt niveleve të reja, të vështira për t’u parashikuar tashmë. Vitin e kaluar, në periudhën mes fillimit të qershorit dhe fillimit të gushtit euro pësoi një rënie me 3.5% të vlerës në kursin e këmbimit me lekun./Monitor

 

 

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit