-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qeveria hedh 1 miliard lekë për stacionet e karikimit të makinave (Dokumentet)

Kryesoret

Agjencia për Efiçencën e Energjisë ka hapur sot tenderin 833 milionë lekë, gati një miliard bashkë me TVSH-në për stacionet e karikimit të makinave elektrike në zonat turistike dhe pikat kufitare. Ky është një projekt pilot në 8 qytete dhe doganat. Në dokument thuhet se projekti pilot do të zbatohet në dy faza.

“5Pyetjet.al” publikon dokumentet e dosjes së tenderit me objekt realizim punimesh, projekt zbatimi dhe auditimi për vendosjen e stacioneve të karikimit për makinat elektrike në qytetin Sarandë, Gjirokastër, Himarë, Vlorë, Durrës, Velipojë, Shkodër, Korçë dhe në pikat kufitare- rruga e energjisë së pastër.

Mbështetur në Planin Kombëtar të Veprimit për Energjinë dhe Klimën në lidhje me sektorin e transportit vendi ynë ka si detyrim uljen e konsumit të karburanteve si dhe ndotjes së ambientit që vjen prej tij. Për këtë qëllim objektivi i qeverisë shqiptare është instalimi i 200 deri 300 stacione karikimi deri në vitin 2025 në të gjithë vendin” thuhet në dokumente.

Punimet do të kryhen brenda afatit të përcaktuar, 13 muaj. Data e fundit për ofertat është 20 qershori. Agjencia për Efiçiencë të Energjisë (AEE) është nën përgjegjësinë e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit