-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lot dhe duartrokitje! Shokët e klasës përcjellin Kevin në banesën e fundit: Fluturo lart…

Kryesoret

Kevin Murataj, 19-vjeçari me origjinë shqiptare që ndërroi jetë në një aksident mbrëmjen e së premtes është përcjellë për në banesën e fundit. I riu u godit për vdekje duke kaluar vijat e bardha.

Ai sapo kishte dalë nga një piceri bashkë me shokët e shoqet e klasës dhe ishin nisur për në diskotekë, pasi po festonin mbrëmjen e maturës, kur ndodhi ngjarja e rëndë.

Fluturo lart Kevin, siç shqiponjat fluturojnë mbi botë, fluturo te Zoti” ishin mesazhet prekëse të shokëve dhe miqve në momentin kur u përcoll për në banesën e fundit.

Me qindra ishin ata që morën pjesë dhe që iu bashkuan dhimbjes së nënës Elisabeta dhe babait Alket dhe dy fëmijëve të tyre minorenë dhe dajës Erlind. “Ishte një mik dhe një vëlla, gjithnjë i gatshëm për të përcjellë lumturi. Me të ndanim ëndrrat tona”, u shpreh njëri prej shokëve.

Kryebashkiku i Latisana tha se familja e tij do të mund të mbështetet gjithmonë mbi komunitetin ku jetojnë, që “do të jetë i gatshëm për t’i dhënë mbështetjen e nevojshme”.

Dalja e arkivolit të Kevin nga Duomo, u përshëndet me tullumbace të bardha që u lëshuan në qiell së bashku me një duartrokitje të gjatë, shkruajnë mediat italiane.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit