Një motoçiklist humbi jetën pasi u rrëzua gjatë garës “Ironman triathlon European Championship” që po zhvillohet në qytetin e Hamburgut.
Bëhet fjalë për një 70-vjeçar që është pjesë e stafit pasi po transportonte një fotograf.
Tragjedia ndodhi pasi motori u përplas me një atlet me biçikletë, i cili po pedalonte në krahun e tjetër.
Pamjet tregojnë momentin e përplasjes ku motoçikleta përpiqet ta kalojë biçikletën por përplaset dhe kjo rezulton fatale për 70-vjeçarin, ndërsa çiklisti 26-vjeçar ka marrë plagë serioze.