-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“5Pyetjet.al” publikon dosjen që çoi Dakon pas hekurave (Dokumentet)

Kryesoret

“5Pyetjet.al” publikon pjesë nga dosja që çoi në pranga Vangjush Dakon. Së bashku me Dakon janë lëshuar urdhër arreste edhe për 8 zyrtarë dhe një biznesmen.

Për çfarë akuzohet?
Vangjush Dako ka dy dosje në drejtësi me të cilat duhet të përballet për shpërdorim detyre, falsifikim dhe korrupsion. Së pari është dosja e pallatit. Bëhet fjalë për një pallat në lagjen nr. 18 në Durrës. Leja ishte dhënë 12 vite më parë. Ndërtuesi është Fiqiri Faruku.

Leja u shkel. Paraprakisht dyshohet se ka mbivendosje, që do të thotë se Dako veç lejes së parë ka firmosur edhe një të dytë me katër kate shtesë për pallatin. Tërmeti i vitit 2019 e shkatërroi pallatin.

Banorët u ankuan. 46 prej tyre u drejtuan për në bashki, por u injoruan më pas shkuan në SPAK. “Nga 10 kate, pallati u bë 14 kate” thanë banorët. Hetimet vendosën në lëvizje SPAK-un, nxorën përgjegjësit duke sjellë arrestimet.

Dosja e dytë
Vangjush Dako nuk është arrestuar vetëm për lejen e pallatit, por edhe për një tender. Bëhet fjalë për një procedurë prokurimi në vitet 2014-15 që ka qenë për konsulencë fillimisht 22 milionë lekë më pas është dhjetëfishuar. Dëmi që i është shkaktuar shtetit llogaritet sipas SPAK-ut, 180 milionë lekë.

Të arrestuarit;
Vangjush Dako
Adhurim Qehajaj (ish-drejtor i Urbanistikës në Bashkinë e Durrësit
Adlei Likmeta
Roza Kovaçi- arrest shtëpie
Edlira Kertusha- arrest shtëpie
Lira Kertusha- arrest shtëpie
Adnand Tocila
Fiqiri Faruku-biznesmen

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit