-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

BE zgjat mandatin e EULEX-it

Kryesoret

Këshilli i Ministrave të Jashtëm të BE-së vendosi që të zgjasë mandatin e EULEX-it që vepron në Kosove deri më 14 qershor të vitit 2025. Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX) ka filluar punën në Kosovë në vitin 2008 si misioni civil më i madh në kuadër të Politikës së Përbashkët të Bashkimit Evropian për Siguri dhe Mbrojtje.

Misioni i EULEX-it mbështet institucionet e sundimit të ligjit në Kosovë në rrugën e tyre drejt rritjes së efektivitetit, qëndrueshmërisë, shumë-etnicitetit dhe llogaridhënies, të lira nga ndërhyrjet politike dhe në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe praktikat më të mira evropiane.

Në Komisionin për Çështje Politike dhe Siguri të Këshillit të Bashkimit Evropian, u ra dakord që, përveç zbatimit të përgjegjësive të përcaktuara më parë, EULEX-i ka për detyrë të ndihmojë shërbimet e zbatimit të ligjit në Prishtinë për të zhvilluar kapacitetet e tyre për shkëmbimi i informacionit me shërbimet përkatëse, në nivel rajonal dhe ndërkombëtar, në sferën e asistencës ligjore dhe bashkëpunimit në luftën kundër veprimtarive kriminale. Për të mbuluar shpenzimet e EULEX-it BE do të japë gjithsej 165,310,000 euro për periudhën nga 15 qershor 2023 deri më 14 qershor 2025.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit