-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ku do ta kalojë Dako natën e parë në burg dhe çfarë e pret nesër?

Kryesoret

Vangjush Dako do ta kalojë sonte natën e parë në qeli. Ende nuk dihet nëse do të qëndrojë në ambientet e drejtorisë apo në paraburgim. Aktualisht brenda drejtorisë së policisë ku Dakos iu vendosën prangat ndodhet edhe avokati i tij.

Ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako është arrestuar sot me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Anti Korrupsion (SPAK) nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.

E PLOTË/ Çfarë dihet deri tani, për çfarë u arrestua Dako? Dy dosjet dhe emrat

Përveç Dakos, SPAK ka firmos urdhër arrest edhe për ish-zyrtarë të tjerë, mes të cilëve edhe ish-drejtori i Urbanistikës, Adhurim Qahajaj. Janë lëshuar 10 masa në total, nga të cilat 7 janë masa sigurie “arrest në burg” të dhëna në mungesë, ndërsa tre të tjerat më të buta.

Urdhër arrestet janë lëshuar për abuzimet me një leje ndërtimi të disa viteve më parë për një pallat në lagjen nr.18, të dëmtuar nga tërmeti dhe një tender për shëtitoren.

“5Pyetjet.al” publikon dosjen që çoi Dakon pas hekurave (Dokumentet)

Pritet që SPAK të dalë me një njoftim për mediat, për të mësuar më shumë detaje lidhur me këtë operacion, teksa nesër ose pasnesër të dalë në gjyq për masën e sigurisë. Vangjush Dako ka drejtuar Bashkinë e Durrësit për periudhën 2007–2019.

Ndërkohë në korrik të 2019 Departamenti Amerikan i Shtetit e shpalli atë “Non Grata”, duke i ndaluar hyrjen atij dhe familjes së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kafja e fundit e Dakos para arrestimit

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit