-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRI/ Detaje nga grabitja spektakolare e “Range Rover” në Vlorës, 35-vjeçari fierak u kap në autostradë

Kryesoret

Një 35-vjeçar nga Fieri ka tentuar që të vjedhë një makinë tip Range Rover në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në Lungomare pranë një marketi, ku shoferja ka lënë makinën ndezur dhe me bllokazh për pak minuta për të shkuar në market, por 35-vjeçari ka marrë makinën dhe është larguar me shpejtësi.

Ndodh si në filma në Vlorë/ E reja e lë “Range Rover-in” ndezur dhe hyn të blejë në market, ia vjedhin brenda sekondave

Pas marrjes së informacionit, policia është vënë menjëherë në ndjekje të autorit ndërsa falë kamerave të sigurisë nëpër qytet është mësuar edhe itinerari i lëvizjes. Policia ka mundur ta rrethojë e ta ndalojë të riun që vodhi makinën në autostradë, pranë fshatit Panaja.

Hajduti i makinës rezulton të jetë një i ri nga qyteti i Fierit, rreth 35 vjeç. A.Goxhaj, autori i vjedhjes rezulton me precedent të mëparshëm, dhe vetëm 3 ditë më parë ishte shoqëruar sërish në polici. Reagimi i policisë ka qenë e menjëhershëm ndërsa autori është ndaluar dhe shoqëruar në komisariat.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit