-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dash Sula nxjerr videon e kërcënimit: Basha grupe të “fortësh” për të hyrë në PD

Kryesoret

Deputeti i PD-së, Dashnor Sula, i cili ishte njëri prej atyre që la mbledhjen dhe u ngrit duke ikur në shenjë revolte dhe që u sha e ofendua nga mbështetësit e Lulzim Bashës ka reaguar ashpër në një postim në rrjetet sociale. Ai ka publikuar një video të momenteve ku militantët shajnë dhe ofendojnë. Akuzat i ka direkt për Lulzim Bashën.

“Është e paimagjinueshme dhe e patolerueshme për një forcë politike me orientim perëndimor, presioni dhe dhuna verbale që iu ushtrua deputetëve në mbledhjen e kryesisë dhe gazetarëve të palodhur që ndoqën me profesionalizëm zhvillimet. Është rregull i artë që ‘lajmsi nuk preket’.

Është në turpin e atyre që s’kanë ikur asnjëherë që të përdorin grupe të ‘fortësh’ për të hyrë në selinë e PD në mesnatë e të imponojnë vendimet e organeve drejtuese të PD.

Këto akte dëshmojnë edhe një herë se Partia Demokratike ka nevojë të reformohet ku të dominojnë forca argumentit dhe të mos trajtohet si një biznes për interesat e ngushta familjare. Demokratët meritojnë të udhëhiqen nga njerëz që drejtohen nga vlerat dhe virtytet e jo nga grupime të ngjashme me ato paramilitare që kërkojnë pushtet për tu pasuruar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit